“Rama kërkon vitaminë T”, Kalaja zbulon pse Ivanka Trump ndodhet në Kryeministri: Do zëvendësojë..
Gazetari Aulon Kalaja, i ftuar në një emision televiziv, komentoi vizitën e vajzës së Presidentit amerikan, Donald Trump, në Kryeministri. “Domethënë, në Davos ishin mbledhur krejt burrat e shtetit, kurse në Vlorë janë mbledhur ata që bëjnë biznes. Pra, kemi arkitektë, kemi inxhinierë, kemi njerëz që merren me biznes. Çfarë dobie kemi ne nga kjo histori tani? Unë nuk komentoj gazetarinë rozë. Ne as nuk kemi inat, as nuk kemi ndonjë qejf të madh që takohet Rama me Ivanka Trump. Problemi është se çfarë dobie ka Shqipëria në këtë rast? Politikanë që do i përdorin vizitat e fëmijëve të Trump do kemi në Shqipëri dhe në botë, por këtij u duhet sepse mosprezenca e tij në Davos do duhej të kompensohej patjetër me vitaminën T,...
Burimi:
sot.com.al