“Rama kërkon të kufizojë SPAK-un për të shpëtuar veten”,Boçi ngre alarmin:Një kryeministër nuk mund të bëjë ligje për..

“Rama kërkon të kufizojë SPAK-un për të shpëtuar veten”,Boçi ngre alarmin:Një kryeministër nuk mund të bëjë ligje për..

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi është shprehur ditën e sotme se një politikan nuk mund të propozojë një ligj për të mbrojtur veten e tij. Boçi, në një një emision televiziv, u shpreh se kjo është pikërisht ajo që kryeministri Edi Rama do të bëjë me ndryshimet ligjore që prezantoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Sipas tij, këtë po e shohin edhe ndërkombëtarët, pasi shtoi se ata që dikur e përkrahnin dhe mbështesnin Ramën sot e shohin me skepticizëm. “Nuk mundet një person të propozojë një ligj për veten e tij. Është tëresisht jashtë logjikës. Një njeri normal në politikë nuk mund ta bëjë këtë. Me këtë ndërhyrje Rama synon të mbrojë veten të parin dhe më pas të tjerët, që sipas përkthimit të...