“Rama ka në xhep ‘kartën e djeshme’ të SHBA dhe të Trump”/ Leka: Protesta? Nëse dhuna përshkallëzohet, i faturohet opozitës!
Analisti Martin Leka në një intervistë në “NewsLine” në “ABC News”, komentoi vizitën e kryeministrit Edi Rama në Bordin e Paqes në Washington. Gjatë intervistës ai theksoi se vizita e Ramës, është një ngjarje e shënuar dhe se kryeministri tregoi guxim me fjalimin e tij, duke sjellë në fokus edhe çështjen e UÇK. I ndalur te opozita, analisti Leka tha se është e qartë tashmë që problemi kryesor është “non-grata” e Sali Berishës. “Nga pikëpamja e jashtme fjalimi i Ramës në Washington është ngjarje e shënuar sepse për herë të parë kryeministri i Shqipërisë shfaq disa probleme. Foli për udhëheqësit e UCK, duke u fokusuar të presidenti Thaçi dhe 3 komandantët e tjerë që po gjykohen në Hagë. Fakti që e bëri në një tribunë të rëndësishme...
Burimi:
javanews.al