“Rama ka më shumë pushtete se diktatori Enver Hoxha”/ Berisha mbledh kryetarët e degëve
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin, në përgatitje të protestës kombëtare të thirrur për 24 janarin. Në fjalën e tij para drejtuesve të degëve, Berisha e konsideroi këtë vit si “vitin e sfidës më të madhe dhe përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë”. Ai theksoi se PD ka arritur të ekspozojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar dramatikën e qeverisjes së Edi Ramës, të cilën e quajti “narkoshtet” dhe “autokraci elektorale”. Sipas Berishës, qeverisja e Ramës ka krijuar një propagandë që kontrollon mbi 90% të mediave, duke mbrojtur krimin dhe vjedhjen, ndërsa ka lobuar me dhjetëra miliona euro në arenën ndërkombëtare për të mbuluar aktivitetet e tij kriminale. “Ai ka krijuar një...
Burimi:
ntv.al