“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

“Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë ! Nëse firmos në Shtëpinë e Bardhë është triumf i tij”

Juristi Neritan Alibali, i ftuar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH, ka bërë një analizë të detajuar të zhvillimeve të fundit rreth “Bordit të Paqes” dhe marrëdhënies së Kryeministrit Edi Rama me administratën e re amerikane të Donald Trump. Sipas Alibalit, rikthimi i Ramës në qendër të vëmendjes ndërkombëtare nuk është i rastësishëm, por rezultat i një lëvizjeje të mirëllogaritur lobimi, që vjen pas një periudhe ku opozita kishte fituar terren për shkak të skandaleve qeveritare. Alibali vlerëson se Rama ka arritur të shfrytëzojë lidhjet personale për të siguruar qasje te Trump. “Duke e veçuar çështjen nga folklori dhe teoritë konspirative, Rama ka lëvizur leva të lobimit të nivelit të lartë dhe ka arritur të puqë ftesën nga Trump me vizitën e vajzës...