Rama jep lajmin e mirë: Në qershor rritje pagash, fokusi te shëndetësia
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër rritje pagash që do të nisë nga muaji qershor, si pjesë e politikës për rritjen reale të të ardhurave dhe mbrojtjen e fuqisë blerëse. Në podcastin e radhës Flasim, kreu i qeverisë shqiptare tha se paga minimale në vend ka arritur në 500 euro, ndërsa paga mesatare është rritur me rreth 10%. “Nga 1 janari i këtij viti kemi hyrë në një fazë të re të rritjes së pagave, me një drejtim të qartë: rritje reale e të ardhurave dhe mbrojtje e fuqisë blerëse. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagat nominale, të cilat, nga paga minimale në shkallë vendi, janë rritur në 500 euro, apo në mesataren e përgjithshme kanë arritur në rreth 10%, me një ritëm...
Burimi:
javanews.al