Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Rama: Jam shumë kurioz pse SPAK u ngut me një vrap mbresëlënës për masa ekstreme ndaj Ballukut
Kryeministri Edi Rama ka komentuar kërkesën e SPAK-ut drejtuar Kuvendit për autorizimin e masave ndaj zëvendëskryeministres dhe ministres Belinda Balluku, gjatë podkastit të tij “Flasim” këtë të diel. Rama ngriti pikëpyetje mbi kohën dhe mënyrën se si është vepruar nga prokurorët, duke e lidhur çështjen me procesin që pritet të shqyrtohet në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar. “Jam shumë kurioz, pse prokurorët që u ngutën me një vrap mbresëlënës t’i drejtohen Kuvendit për masa ekstreme, në ditët e fundit, nuk e mbajtën parasysh që si fillim jemi në një çështje ballë për ballë në Gjykatën Kushtetuese më 22 janar ku gjykata më e lartë e vendit, duhet të gjykojë në themel çështjen e masës së pezullimit antidemokratik të një anëtari qeverie me kërkesë prokurorie. E...