Rama ironizon PD:Ushqejnë “ondrrën” se do përmbyset “regjimi” im

Rama ironizon PD:Ushqejnë “ondrrën” se do përmbyset “regjimi” im

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot nga podkasti “Flasim” lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, duke i konsideruar si dezinformomë dhe gënjeshtra raportimet që aludojnë se Irani do të godasë Shqipërinë. Rama vuri në dukje se edhe nëse kjo do të ndodhte, Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, dhe aleanca do të vepronte shpejt sikurse e bëri në Turqi. Sipas kreut të qeverisë pretendime të tilla vetëm ushqejnë “ëndrrën në beze” se “do të përmbyset i ashtuquajturi regjim i Ramës”. “Sigurisht që si të gjithë, edhe ne jemi të prekur në sensin fatmirësisht, jo fizik, por patjetër politikisht, shpirtërisht, njerëzisht nga zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe nga përshkallëzimi i situatës së sigurisë në një rajon, ku kemi miq të jashtëzakonshëm dhe ku...