Rama i vuri në krah Ballukun/ Nancy Van Horn bën lëvizjen e radhës
E ngarkuara me punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Nancy Van Horn, ka ndarë një mesazh këtë të hënë për Gjykatën Kushtetuese, gjatë një takimi të zhvilluar me kryetaren e sapoemëruar të këtij institucioni Fiona Papajorgji. Van Horn ka theksuar se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë përgjegjës ata që shkelin ligjet, duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm. “Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm në garantimin e drejtësisë për qytetarët shqiptarë, duke i mbajtur përgjegjës ata që shkelin ligjet e saj dhe duke ruajtur një sistem ligjor të drejtë dhe të parashikueshëm, në mënyrë që bizneset amerikane të mund të lulëzojnë”,-thuhet në reagim. Ky mesazh vjen në një kohë kur Gjykata Kushtetuese pritet të japë vendimin për zv/kryeministren...
Burimi:
sot.com.al