Rama i shkarkoi si ministra/ Zbulohen vendet që do marrin në Komisione, Spiropali dhe Vengu
Këtë të enjte në seancën plenare të Kuvendit do të diskutohen dhe miratohen ndryshime në komisionet parlamentare. Sipas burimeve të Euronews Albania një nga pikat kryesore në rendin e ditës do të jetë emërimi i ish-ministrës së Jashtme, Elisa Spiropali, në Komisionin e Sigurisë, si dhe i ish-ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në Komisionin për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm. Ndërkohë, ditën e nesërme, opozita ka thirrur një protestë në orën 10:00 para Kuvendit në kuadër të heqjes së imunitetit të ish-zv/Kryeministres Belinda Balluku. Gjithashtu sipas rendit të ditës janë edhe dy projektligje. Nga ana tjetër të enjten në orën 10:00 opozita do te mblidhet para Kuvendit për protestën e radhës. Rendi i ditës: Në mbështetje të nenit 7, pika 6, dhe nenit...
Burimi:
ntv.al