“Rama i mbylli dyert drejtësisë”/ Berisha: Mbrojti Ballukun për të shpëtuar veten
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar sërish kryeministrin Edi Rama, duke thënë se mazhoranca i ka mbyllur dyert drejtësisë për çështjen “Balluku”. Në fjalën e tij, Berisha akuzoi qeverinë për vjedhje masive të fondeve publike, duke përmendur djegësin e Tiranës si shembull, ku sipas tij janë vjedhur 100% e fondeve, ndërsa në veprat e tjera publike vjedhjet arrijnë deri në 90%. Ai shtoi se rritja e çmimeve ka rrënuar familjet shqiptare, ndërkohë që rrogat dhe pensionet nuk janë rritur, duke bërë që 49% e shqiptarëve të jetojnë në varfëri ose në rrezik varfërie. “Ne, sonte së bashku çelim tiparin e një diskutimi të gjerë intensiv të programit tonë, me të cilin ne duhet t’u japim përgjigjen më të plotë problemeve të mëdha me...
Burimi:
ntv.al