Rama: I kam refuzuar tre herë dorëheqjen Belinda Ballukut
Kryeministri Edi Rama zbuloi sot se Belinda Balluku i ka dorëzuar tre herë dorëheqjen nga funksionet si zv.kryeministre dhe ministre, por të tre herët ai e ka refuzuar. Në fjalën e mbajtur në mbledhjen e grupit të PS, Rama tha se Balliku nuk mund të dorëhiqej nën presionin e një fuqie që është futur në pavarësinë e ekzekutivit, duke iu referuar pushtetit gjyqësor. Kreu i qeverisë prezantoi sot nismën e re për ndryshime ligjore kundër pezullimit të funksionarëve të zgjedhur, ndërsa theksoi se rasti Balluku nuk ka lidhje me këtë proces. “Rasti konkret s’lidhet me pezullimin, është në një tjetër proces. Belinda Balluku më ka dorëzuar tre herë dorëheqjen. I kam atje në dosje. Njëherë kur iu ngrit akuza, herën e dytë kur iu bë pezullimi...
Burimi:
opinion.al