“Rama i etur për gjak politik’/ Malaj shpërthen ndaj kryeministrit: Kjo qeveri është e babëzitur për pushtet

“Rama i etur për gjak politik’/ Malaj shpërthen ndaj kryeministrit: Kjo qeveri është e babëzitur për pushtet

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, deklaroi në një intervistë televizive se Shqipëria përballet me probleme serioze në menaxhimin e investimeve publike dhe me nivel të lartë korrupsioni në sektorin e infrastrukturës. Sipas tij, bazuar në një studim të Bankës Botërore, në vendet në zhvillim humbet rreth 12% e investimeve në infrastrukturë për shkak të mungesës së eficencës dhe korrupsionit, ndërsa në vende si Shqipëria kjo shifër mund të arrijë deri në 36%. Malaj tha se nëse qeveria ka realizuar rreth 3.2 miliardë euro investime publike vitin e kaluar, atëherë afro 1 miliard euro mund të jenë humbur nga keqmenaxhimi dhe korrupsioni. Ai theksoi gjithashtu se sektori i ndërtimit, lojërat e fatit dhe shërbimet e pastrimit janë tradicionalisht fusha ku krimi i organizuar kërkon të depërtojë,...