‘Rama i acaruar dhe pa mbështetje ndërkombëtare’, Korreshi: Situata i ka dalë nga duart
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka kritikuar kryeministrin Edi Rama gjatë një interviste televizive. Korreshi u shpreh se Rama duket i tensionuar dhe i irrituar nga çdo media apo zë kritik, ndërsa theksoi se sipas tij kryeministri nuk gëzon më mbështetjen ndërkombëtare që kishte më parë. Deputeti demokrat ngriti gjithashtu shqetësime për marrëdhëniet me partnerët europianë dhe për çështje të ndryshme që lidhen me korrupsionin dhe drejtësinë në vend. Saimir Korreshi: E para njëherë, Ramën e shikoj të sfazuar. Domethënë ka dalë nga ajo vetvete, domethënë e acaron çdo medie e pakontrolluar, domethënë mundohet si në grup parlamentar që mos të flasë njeri, ose si në parlament kur të flasë dikush nga opozita të largohet. Pra, e acaron çdo gjë. Domethënë edhe ndoshta, si...
Burimi:
sot.com.al