RAMA HAP LLOGORE KUNDER SPAK PER BALLUKUN

RAMA HAP LLOGORE KUNDER SPAK PER BALLUKUN

Analisti Enton Abilekaj u shpreh se qëndrimi i mazhorancës kundër heqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku ishte i pritshëm, pavarësisht presionit ndërkombëtar. Sipas tij, refuzimi për të pranuar kërkesën e SPAK tregon se shumica po konsolidohet si një grup që, përballë hetimeve, zgjedh të mbrojë veten duke krijuar barrikadë ndaj drejtësisë, në vend që të përballet me të sipas parimit të barazisë para ligjit. Enton Abilekaj: Sigurisht që pritej që do të kishte dy qëndrime të ndryshme. Unë besoj që, për shkak të presionit që ka pasur ndërkombëtar ndaj mazhorancës, dhe që i është komunikuar zotit Rama nga disa përfaqësues të huaj, nuk mendohej që do të kishte një qëndrim kaq refraktar ndaj imunitetit të zonjës Balluku, por, me sa duket, mazhoranca ka vendosur...