Rama: Gjyqtarët si parti politike. Kryeministri thotë se rritja e pagave do t’i kushtojë 37 milionë euro buxhetit të shtetit
Kryeministri Edi Rama ka paralelizuar qëndrimin e Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjen e rritjes së pagave me atë të një partie politike. Sipas Ramës, kërkesat e tyre nuk janë të drejta, ndërsa po kërkojnë të ndërhyjnë në politikën e pagave. “Befas, shoqata e gjyqtarëve shfaqet publikisht si një parti politike, me një gjuhë të papranueshme dhe të pajustifikueshme për të ata të cilët përfaqësojnë pushtetin gjyqësor, pra përfaqësojnë një pushtet, i cili arbitron dhe jo një arbitër, i cili thotë ‘’bilbili është i imi, topi është i imi, penalltinë do ta gjuaj vetë dhe porta duhet të rrijë pa portier”, tha Rama. Shefi i ekzekutivit nuk e kurseu ironinë, duke i sugjeruar gjyqtarëve që të regjistrohen si forcë politike. “E gjithë kjo tymnajë populiste…”,...
Burimi:
vizionplus.tv