Rama-Gjyqësorit: Ku ishit kur Berisha shpikte ‘puçe’ dhe quante ‘lavire Bulevardi’ kryeprokuroren
Duke folur për pushtetin gjyqësor, Rama kujtoi sulmet publike që Sali Berisha i bënte më parë kryeprokurores së përgjithshme të kohës Ina Rama. Rama tha se sot deklaratat nga gjyqtarët e prokurorët janë të shpeshta pas kritikave të tij dhe asnjë e tillë nuk është bërë për Berishën dhe denigrimet e tij për aktorë të drejtësisë. “Ku ishin fshehur kur Berisha e ngrinte puçiste dhe e ulte lavire bulevardi kryeprokuroren e përgjithshme. Tani po hyjmë në Europë. Tani, sot në këtë kohë atij që s’u bë dot pasardhësi im pasi ishte paraardhësi im, nuk ia artikulojnë dot gjysmë llafi edhe pasi del dhe i lexon prokurorit më kurajoz librin e shtëpisë. Ndaj u sugjeroj të merren me mesazhin, jo mesazherin, se paguhen nga taksat e...
Burimi:
ntv.al