Rama “furtunë” në qeveri, shkarkon Ballukun, Koçiu shkon zv/kryeministre, Karakaçi te Infrastruktura, Lamallari…
Rigels Seliman Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi, pas mbledhjes së djeshme maratonë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama ka prezantuar dje 7 ndryshime në Qeveri. Në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë nga dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjitikës. Në vend të saj ka emëruar si numrin dy të Qeverisë Albana Koçiun, e cila është larguar nga Ministria e Brendshme. Si ministër i Brendshëm u emërua Besfort Lamallari, i cili largohet si ministër i Drejtësisë, post të cilin e merr Toni Gogu. Ndërkohë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjitikës kryeministri Rama ka vendosur t’ia...
Burimi:
sot.com.al