“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha zbulon si do zhvillohet protesta e 24 janarit

“Rama është në rreth të kuq”/ Berisha zbulon si do zhvillohet protesta e 24 janarit

Kryedemokrati Sali Berisha zbuloi sot pak nga mënyra sesi është ideuar zhvillimi i protestës së opozitës më 24 janar. I ftuar në një emision televiziv, Berisha tha se pasditen e së shtunës, opozita do të tregojë forcën dhe kreativitetin e vet, teksa shtoi se në këtë protestë kryeministri Edi Rama do t’ia mbathë nga Kryeministria. “Rama ia mbath. Le të qëndrojë e ta provojë. Populli ka fuqi. Më datë 24 do tregojmë forcën dhe kreativitetin e opozitës. Vërtetë ky kryeministër përdor drejtësinë, kësaj here Rama është në rreth të kuq në mbarë botën”,-tha Berisha.