“Rama është në rreth të kuq”, Berisha: Mashtroi në mënyrë të paskrupullt
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ku ky i fundit mbrojti Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanajn, të cilat janë nën hetim nga SPAK. Në një video-mesazh të publikuar në rrjetet sociale, Berisha akuzoi Ramën se ka sulmuar drejtësinë dhe se reagimi i tij lidhet drejtpërdrejt me çështjet që, sipas tij, prekin rrethin e afërt të kryeministrit. Sipas Berishës, Rama në fjalën e tij ka mbrojtur ish-drejtuesen e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, duke theksuar integritetin e saj dhe duke e paraqitur si një zyrtare me profil të thjeshtë jetese. Lideri i opozitës ngriti dyshime mbi këtë qëndrim, duke pretenduar lidhje të tjera që, sipas tij, duhet të hetohen nga organet kompetente....
Burimi:
ntv.al