“Rama e shmangu”, Zhulali: Ja lajmi i keq që dha BE për Shqipërinë
Drejtoresha e Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Partinë Demokratike, Ilda Zhulali, duke folur në nje emision televiziv, tha se kryeministri Rama sot ka shmangur një lajm të keq të BE-së për Shqipërinë. Sipas Zhulalit, lajmi ishte që Shqipëria ka mbetur në klasë, për shkak të vendimmarrjes së PS për të rrëzuar kërkesën e SPAK-ut, për t’i hequr imunitetin ish-zv.kryeministres. “Z.Rama sot bëri çdo gjë për të shmangur lajmin, sepse lajmi i ditës sot është që në takimin e mbajtur në Bruksel, në formatin e grupit të vendeve që merren me paketën e zgjerimit, që përgatit dosjet për Këshillin e Ministrave dhe krerët e qeverive, ka qenë në diskutim Shqipëria dhe Mali i Zi. Për Shqipërinë do të diskutohej ai raporti që do vlerësohej se sa...
Burimi:
sot.com.al