Rama e shkarkoi një ditë më parë nga detyra, Pirro Vengu: Privilegj të udhëhiqja ministrinë e Mbrojtjes

Rama e shkarkoi një ditë më parë nga detyra, Pirro Vengu: Privilegj të udhëhiqja ministrinë e Mbrojtjes

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu gjatë dorëzimit të  sistemeve raketore JAVELIN në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr deklaroi se ishte privilegj që të mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes një ditë pasi kryeministri Edi Rama e shkarkoi nga ky post. Vengu: Është kënaqësi në këtë moment tranzitimi të detyrës time të linim këtë shenjë sot së bashku me partnerët tanë. Sot dorëzojmë në forcën tokësore sistemin JAVELIN, të porositur prej vitesh. Ky nuk është vetëm një simbol force, por është edhe një mesazh qartësie strategjike. Investimi në mbrojtje nuk merr duartrokitje në fillim por është i rëndësishëm. Shqipëria nën orientimin e SHBA ka investuar në kohë paqeje me plan e disiplinë buxhetore. Është një bindje e krijuar në të gjithë këtë periudhë që...