“Rama e di se zinxhiri shkon më lart”, Strazimiri paralajmëron: Nëse Balluku bie, kryeministri shkon pas saj
Konflikti mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) ka hyrë në një fazë të re dhe të rrezikshme, pas rikthimit në detyrë të zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Në një intervistë televizive, ligjvënësi demokrat, Gent Strazimkiri tha se ky nuk është një ndryshim i papritur kursi, por kulmi i një përplasjeje të paralajmëruar, ku Kryeministri Edi Rama po përdor çdo mjet për të mbrojtur jo vetëm ish-zyrtaren e lartë, por kryesisht veten. Sipas Strazimirit, situata aktuale mund të përshkruhet si një “luftë për mbijetesë” mes dy strukturave politike: qeverisë dhe vetë SPAK-ut. Drejtësia e re, e cila u ngjiz me synimin për të qenë nën kontrollin e kryeministrit, tashmë shihet si një kërcënim ekzistencial për pushtetin. Bllokimi i autorizimit për heqjen e imunitetit të Ballukut...
Burimi:
sot.com.al