“Rama e Berisha u zunë për Trump”, deputeti Muçi: Servila, nuk analizuan pasojat e Bordit të Paqes për Shqipërinë
I gjithë debati i sotëm në Kuvend për deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, ishte një grindje servile për të treguar se kush është më i preferuari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një emision televiziv ai tha se duhet të diskutonin temat më të nxehta që kanë pasoja për vendin. “Ndodhi në fakt një lloj debat do ishte shumë ta quaj, sepse më tepër ishte grindje se kush është i preferuari i Amerikës. Për fat të keq shqiptarët panë atë teatrin e radhës, mes dy palësh që kanë të njëjtin problem dhe të njëjtat interesa se kush t’i serviloset më shumë liderit global pa analizuar në fakt pasojat që ka për vendin e tyre”, tha deputeti . Sipas tij debati politik duhet të...
Burimi:
sot.com.al