‘Rama duhet të shpjegojë votat kundër Izraelit’, Vasili: Veprimet e tij janë të papajtueshme me fjalët
Në një postim në rrjetet sociale, ish deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili kritikoi ashpër Kryeministrin Edi Rama për veprimet e tij kundër Izraelit. Vasili theksoi se në vitin 2017, Rama votoi pro një rezolute të OKB-së që shpallej të pavlefshëm vendimin e SHBA-së për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit, dhe në 2018 mbështeti Palestinën në OKB, duke vepruar kundër interesave të Izraelit. Sipas Vasilit, këto veprime janë të papajtueshme me fjalët mbështetëse për Izraelin dhe me historinë e shqiptarëve ndaj hebrejve. Ai gjithashtu rikujtoi përdorimin nga Rama të termit përçmues “çifut” në Parlament, duke e quajtur atë “antijehudi”. Postimi: Rama ne Izrael te tregoje pse votoi kunder Jeruzalemit kryeqytet! Rama ne Izrael ka shume per te shpjeguar sepse ja me fjale, por...
Burimi:
sot.com.al