‘Rama duhet ta shkarkonte Ballukun’, Qori: Një ministër mund të pezullohet nga detyra më lehtë se një deputet

‘Rama duhet ta shkarkonte Ballukun’, Qori: Një ministër mund të pezullohet nga detyra më lehtë se një deputet

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, është shprehur se një ministër mund të pezullohet në çdo moment nga detyra, pasi sipas tij, nuk është i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli. Komentet Qori i bëri në një emision televiziv, ku foli mbi rastin e pezullimit nga drejtësia të Belinda Ballukut nga detyra e saj si zv.kryeministre dhe ministre. Qori tha gjithashtu se është më problematike pezullimi i një deputeti sesa i një ministri, pasi sipas tij, ligjvënësi zgjidhet drejtpërdrejtë me votë nga populli. “Ka shumë rëndësi të bëjmë një ndarje mes atyre që zgjidhen nga populli dhe për pasojë kanë të drejta të veçanta sepse janë të pazëvendësueshëm menjëherë. Sepse nëse pezullohet një deputet që e ka fituar mandatin, ti duhet të bësh zgjedhje nga e para...