Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

Rama drejt Romës, vizitë zyrtare në Vatikan! Do të pritet në takim me Papa Leone XIV

Kryeministri Edi Rama është nisur ditën e sotme drejt Romës ku do të pritet në takim nga Papa Leone XIV. Përveç delegacionit, Rama është gjithashtu i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. Në vizitën zyrtare në Vatikan, kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit ku do të pritet në oborrin “San Damaso”, nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe Zotërinj të Shenjtërisë së Tij. Më pas Rama do të zhvillojë një takim me Papa Leonen në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik. E radhës në agjendë, është vizita në Bazilikën e Shën Pjetrit, në mjediset e Stanza delle Lacrime, Cappella Paolina, Sala Reggia, Sistina dhe në altarin e Shën Gjon Palit II. Në përfundim të qëndrimit të tyre në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij, do...