Rama dje në Amerikë/ Edith Harxhi: Shtrëngimi i duarve me Trump ishte i ngrirë, kjo tregon shumë
Në samitin e nivelit të lartë në Uashington për mbledhjen e “Bordit të Paqes”, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mblodhën liderë botërorë për të diskutuar hapat konkretë për rindërtimin e Gazës. Në mesin e të pranishmëve ishin edhe Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pjesëmarrja e të cilëve u cilësua si me rëndësi të veçantë strategjike dhe diplomatike. Në një intervistë, Edith Harxhi, eksperte për marrëdhëniet ndërkombëtare u shpreh se prania e Shqipërisë në këtë tryezë nuk ishte e rastësishme, pasi shihet si një konfirmim i aleancës së palëkundur dhe parësore me Shtetet e Bashkuara, një marrëdhënie e cila i ka fillesat që në vitin 1992 dhe që qëndron mbi politikat partiake të ditës. Ftesa, ndonëse i drejtohej kreut të qeverisë, i...
Burimi:
ntv.al