“Rama dhe Lubi Balluku të dorëhiqen!”/ Opozita ‘zbret’ sot në shesh,  PD fton qytetarët në protestën kombëtare

“Rama dhe Lubi Balluku të dorëhiqen!”/ Opozita ‘zbret’ sot në shesh, PD fton qytetarët në protestën kombëtare

Sot, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, opozita do të zhvillojë protestë kombëtare, që e cilëson një përballje të fortë me korrupsionin dhe arrogancën e pushtetit. Protesta pritet të nisë në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, ku opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku, pas skandaleve të fundit që, sipas saj, kanë tronditur qeverinë. PD thekson se protesta e sotme është zëri i qytetarëve që nuk pranojnë më pandëshkueshmërinë dhe kapjen e shtetit. Kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar qytetarë nga e gjithë Shqipëria të bashkohen në shesh, duke nënvizuar se kjo protestë nuk është vetëm për një ditë, por për të ardhmen e vendit dhe të demokracisë. Skenarët e mëparshëm të opozitës pritet të zhvillohen edhe gjatë tubimit të sotëm, ndërsa kujtojmë se...