Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

Rama: Dëshira e zjarrtë është që udhëheqësit e UÇK të kthehen në shtëpi

Kryeministri Edi Rama diskutoi sot në episodin e 10-të të sezonit të gjashtë të podkastit “Flasim” me profesor Arjan Gjonçaj lidhur me gjyqin e komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Hagë. Gjoncaj u shpreh se ka mbetur i habitur nga mungesa e mbështetjes financiare nga shteti i Kosovës për specialistët dhe ekspertizën e nevojshme për mbrojtjen e të akuzuarve. Rama u shpreh se kishte diskutuar çështjen me njerëz të ndryshëm dhe se nuk e kishte trajtuar drejtpërdrejt me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. “Unë nuk e kam diskutuar këtë gjë nga afër me kryeministrin, me Albinin, por unë besoj që kjo nuk është, në këtë pikë nuk mund të them se e ka bërë këtë gjë ose se nuk e ka bërë këtë...