Rama: Dëmshpërblim për të përmbyturit, 339 persona dhe 51 familje u evakuuan

Rama: Dëmshpërblim për të përmbyturit, 339 persona dhe 51 familje u evakuuan

Situata e rënduar nga moti i keq është analizuar në mbledhjen e komitetit ndërministror të emergjencave civile. Në prani të kryeministrit Rama janë vlerësuar dëmet e shkaktuara nga shiu dhe përmbytjet. “Deri tani janë në rang vendi, numëruar 1587 banesa me praninë e ujit, janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje, po ashtu prania e ujit është konstatuar në 13211 hektarë tokë bujqësore ku një pjesë janë përmbytur, sikundër edhe disa qendra shëndetësore apo arsimore”, tha Rama. Kreu i qeverisë u premtoi qytetarëve të prekur se do të dëmshpërblehen. “Sot dua t’i siguroj dhe të dëmtuarit e kësaj here se do të shlyejmë me të njëjtin dinjitet çdo detyrim ndaj tyre. Puna intensive dhe mobilizimi i pa ndaluar 24 orë në të gjithë territorin ku...