Rama debat me ndërtuesit: Deklaroni akoma punonjës me paga 500 mijë lekë, më keni mbrapa, këmba këmbës

Rama debat me ndërtuesit: Deklaroni akoma punonjës me paga 500 mijë lekë, më keni mbrapa, këmba këmbës

Gjatë takimit me sipërmarrësit, kryeministri Rama pati dhe një debat me ndërtuesit. Ishte Erion Harizi nga Shoqata e Ndërtuesve, i cili i kërkoi qeverië lehtësia në pagesën e taksës së infrastrukturës. Rama tha se me ndërtuesit nuk ka paqe dhe as mbështetje. Kryeministri u shpreh se ndërtimi është sektori me fitimin më të lartë në Shqipëri dhe ato akoma vijojnë të deklarojnë punonjës me paga minimale. “Ajo që ndërtuesit duhet ta kuptojnë është se ky vend u ka dhënë shumë më tepër sesa ata i kanë kthyer mbrapsht. Këto ndërtime që bëhen sot do të jenë aty për dhjetëra vite. Nuk tolerohet që ne, nga njëra anë, miratojmë projekte të cilësisë së parë në letër dhe, nga ana tjetër, ato që shihen në terren të...