“Rama bunker kundër drejtësisë”, Lapaj shpërthen: Po mbron Ballukun me çdo kusht se ka frikë..

“Rama bunker kundër drejtësisë”, Lapaj shpërthen: Po mbron Ballukun me çdo kusht se ka frikë..

Kreu i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, akuzoi sot Kryeministrin Edi Rama se po i jep mbrojtje politike zv/kryeministres Belinda Balluku në përballjen e saj me drejtësinë . Në një intervistë për një emision televizive, Lapaj tha se mazhoranca po e mbron Ballukun nga drejtësia përmes procedurave dhe vonesave institucionale. “Sot në Divjakë, Rama e kishte në krah Ballukun një person që SPAK po kërkon ta ccojë para drejtësisë, por kryeministri i ka dhënë mbrojtje politike totale. Ai tashmë është bërë një bunker bërthamor kundër drejtësisë duke u bërë mburojë politike në disa drejtime: e para duke e mbajtur në krah dhe dhënë mesazhin që jemi bashkë; e dyta duke penguar këshillin e mandatave që të zbatojë ligjin. Këshilli i Mandateve po bën grusht shteti de...