Rama-Berisha drejt pazarit për Reformën Territoriale, zbardhen detaje nga drafti, nga shtimi i numrit të bashkive…
Pas muajsh tratativash të fshehta, socialistët e udhëhequr nga Edi Rama dhe demokratët e udhëhequr nga Sali Berisha dukeshin shumë afër një dakordësie për Reformën Territoriale, por procesi u bllokua papritur pas refuzimit të opozitës për të marrë pjesë në komisionet parlamentare pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit. “A2 CNN” ka siguruar detaje të draftit që tregon se si mund të transformohet harta e pushtetit vendor në Shqipëri, duke e strukturuar në dy nivele funksionale dhe duke ndryshuar jo vetëm numrin e bashkive, por edhe kompetencat e tyre. Ndërsa Partia Socialiste ka mbajtur historikisht qëndrimin për reduktimin e numrit të bashkive, drafti i dakordësisë paraprake propozon rritjen e tyre nga 61 bashki aktuale në mbi 90, por me kompetenca të reduktuara. Bashkitë e reja do...
Burimi:
sot.com.al