Rama bashkëbisedim me studentet kineze në Shqipëri: Dikur ishim te afert me Kinen, gjerat ndryshuan

Rama bashkëbisedim me studentet kineze në Shqipëri: Dikur ishim te afert me Kinen, gjerat ndryshuan

Në episodin e kësaj të diele të podcast-it “Flasim”, Kryeministri Edi Rama kishte të ftuara zyrtare të Ambasadës Kineze dhe studente kineze në Shqipëri. Kryeministri Edi Rama ka theksuar se marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Kinës janë miqësore dhe se zhvillimi i këtij vendi është i jashtëzakonshëm. Gjatë bisedës, Rama bëri të ditur se po përgatitet përkthimi në shqip i librit “The New China Playbook”, të ekonomistes kineze Keyu Jin, duke e cilësuar veprën si një guidë për të kuptuar Kinën pa paragjykime. Rama nënvizoi nevojën për të forcuar turizmin dhe bashkëpunimin akademik, si dhe shkëmbimet kulturore dhe arsimore, që sipas tij mund të kontribuojnë në afrimin mes dy popujve. “Marrëdhënia jonë me Kinën dikur ka qenë e afërt, shumë e afërt, pastaj gjërat ndryshuan. Dhe...