Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Rama: Balluku, çështje e mbyllur! Mosdhënia e autorizimit nuk e pengon prokurorinë të hetojë

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot, 15 mars, të mbyllur çështjen ndaj deputetes Belinda Balluku. Ai u shpreh se Kuvendi e trajtoi me përgjegjësi rastin dhe nuk e autorizoi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme, të cilën e përshkroi si vazhdë të një kuturisje. “Çështja e deputetes Belinda Balluku, sipas meje, sipas nesh, është një çështje e mbyllur. Kuvendi u shpreh pasi trajtoi me shumë përgjegjësi dhe me kujdesin më të madh të gjithë çka iu vu në dispozicion dhe nuk e autorizoi kërkesën me vlerësimin se kërkesa është në vazhdën e një kuturisjeje, e cila nuk mund të vazhdojë pafundësisht, ku njerëzit trajtohen si të ishin mjete në dispozicion të luftës kundër korrupsionit, edhe kur nuk bëhet fjalë për korrupsion, edhe kur nuk bëhet fjalë...