“Rama abuzoi me besimin e socialistëve”, Arben Malaj: E ka kthyer PS në autokraci

“Rama abuzoi me besimin e socialistëve”, Arben Malaj: E ka kthyer PS në autokraci

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj, në një lidhje direkte  për një emision televiziv, deklaroi se kryeministri Edi Rama ka abuzuar me besimin e socialistëve. “Unë u rrita në një parti demokratike dhe sapo pashë autokracinë, u largova… Ai abuzoi me besimin që i dhanë socialistët. Ai krijoi Rilindjen, nuk vazhdoi me një parti demokratike dhe të moderuar”, tha Malaj. Sipas ish-ministrit të Financave, “Shqipëria është bërë vendi më i rrezikuar dhe sot Kongresi amerikan është i shqetësuar që vendi është kthyer në qendrën e drogave”. “Ka 60 agjentë të DEA që kanë ardhur këtu të bëjnë shkëputjen e politikës nga droga dhe Shqipëria mos të shërbejë si kanali kryesor i shpërndarjes së drogës në Europë”, theksoi Malaj.