“Qytetarin e fut në burg për energjinë…”/ Lapaj përpara kryeministrisë: Rama e trajtoi shtetin si tokë babe
Edhe këtë të hënë Adriatik Lapaj ka vazhduar protestën para Kryeministrisë. Nëpërmjet një video-mesazhi në “Facebook”, Lapaj theksoi se qeveria po tregon një standard të dyfishtë, pasi ka qytetarët që kanë vjedhur energjinë elektrike janë futur në burg , ndërsa për ata që kanë vjedhur milionat e shqiptarëve, angazhohet e gjithë qeveria në shërbim për ta mbrojtur. “Ata që vjedhin shtetin duhet të përgjigjen për atë që bëjnë, por standardet janë të dyfishta. Sepse për dikë që kapet se deformon 50 mln euro e mbajmë zv.kryeministre dhe vihet gjithë qeveria në shërbim të faktit që të mbrohet. Dhe kjo e zhbën të gjithë fasadën dhe këta kanë arritur te pika që të zhbëjnë çdo gjë”, tha mes të tjerash ai. Gjithashtu ai u ndal edhe...
Burimi:
sot.com.al