“Qytetari 1001 arsye për të protestuar më 22 mars”/ Deputeti Baçi: Rama mbreti lakuriq, qeveri që vjedh qytetarët
Partia Demokratike ka lajmëruar mbajtjen e një proteste kombëtare më datë 22 mars, në atë që e cilëson si një betejë të radhës kundër qeverisë. Deputeti demokrat, Luan Baçi i ftuar në nje studio televizive, tha se vendimi vjen si pasojë e zhvillimeve të fundit politike, ndërsa akuzoi mazhorancën për “kapje të shtetit” dhe bllokim të drejtësisë. Sipas tij, ajo që nxiti thirrjen për protestë, ishte votimi në Kuvend, ku mazhoranca socialiste refuzoi kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugën më pas arrestimit të saj. Për ligjvënësin demokrat, ky veprim tregon se kryeministri Edi Rama mori nën mbrojtje Ballukun, të cilën ai e quajti “të pandehur të SPAK-ut”, me qëllim për të mbrojtur veten, pasi “e di që prangat...
Burimi:
sot.com.al