“Qytetarët që i shohin tubimet nga…”/ Berisha: Protestat do të fuqizohen, nuk ndalemi deri …

“Qytetarët që i shohin tubimet nga…”/ Berisha: Protestat do të fuqizohen, nuk ndalemi deri …

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, iu përgjigj pyetjeve të qytetarëve në Facebook, ku komentoi strategjinë e opozitës për protestat në vijim. Berisha theksoi se strategjia do të vijë duke u fuqizuar, por do të mbetet brenda platformës së “kryengritjes paqësore”. Sipas tij, dhjetëra mijëra qytetarë kanë mbushur për herë të katërt sheshin dhe bulevardin, duke protestuar kundër qeverisë. “Unë kërkoj mirëkuptimin e çdo qytetari që ka mundësi të dalë, por e ndjek protestën nga televizori. Këta dhjetëra mijëra qytetarë që mbushin bulevardin, a kanë të drejtë të protestojnë? A është akt kriminal të përdorësh pushtetin për të vjedhur qytetarët dhe më pas të bësh ligjin?”, u shpreh Berisha. Ai shtoi se heshtja në raste të tilla nuk është e pranueshme dhe e cilësoi pjesëmarrjen...