‘Qytetarët po braktisen nga qeveria’, Baçi: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

‘Qytetarët po braktisen nga qeveria’, Baçi: Të shpallet gjendja e fatkeqësisë natyrore

Sipas deputetit Luan Baçi, sipërfaqe të tëra me grurë, elb dhe foragjere janë shkatërruar, ndërsa janë raportuar dëme edhe në orendi shtëpiake, banesa, bagëti të imta dhe gjedh. Zona të shumta vijojnë të jenë nën ujë, me dëme që rriten çdo ditë. Lumi Vjosë ka përmbytur disa fshatra, përfshirë Ferrasin, Çervenin, Martinen, Frakullin, Varibobin dhe Boçovën, ndërsa lumi Seman, pas hapjes së portave të hidrocentralit të Banjës, ka dalë nga shtrati duke përmbytur zona nga Belina në Daullas, Mujalli, Ndernenasi e Asturkas, duke mbuluar toka bujqësore, sera dhe stalla bagëtish. Deputeti Baçi akuzon qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore dhe për mungesën e kompensimit ligjor të qytetarëve të prekur në Fier, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe zona të tjera. Ai denoncon, gjithashtu, abuzime në...