“Qytetarët në plan të dytë”/ Përmbytjet në Durrës, PL: Infrastruktura pa mirëmbajtje, dëmi është konsumuar
Partia e Lirisë ka reaguar sot për situatën e përmbytjeve në Durrës, duke e cilësuar atë si pasojë të drejtpërdrejtë të një modeli qeverisjeje që, sipas saj, ka lënë prej vitesh interesat e qytetarëve në plan të dytë. Në një deklaratë për shtyp, anëtarja e PL-së në Këshillit Bashkiak të Durrësit, Anisa Ibraj, ka kritikuar keqpërdorimin e parave publike, të cilat, sipas saj, nuk janë kthyer në investime konkrete në infrastrukturë që do të mbronin qytetin nga përmbytjet e përsëritura. “Situata e përmbytjeve në qytetin e Durrësit nuk është as e papritur dhe as e pashpjegueshme. Ajo është pasojë direkte e në menyrë qeverisjeje ku interesat e qytetarëve jane lënë prej vitesh në plan të dytë, ndërsa paratë publike nuk janë kthyer në sherbime dhe...
Burimi:
sot.com.al