‘Qukës-Qafë Plloçë u përurua nga Balluku me daulle’, BIRN: Pas shembjes së rrugëve të Shqipërisë fshihet korrupsioni
Nën tingujt e daulles dhe ritmit të valleve popullore, kryeministri Edi Rama dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku ecën disa metra në këmbë mbi asfaltin e sapohedhur në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë më 5 shtator, për të përuruar përfundimin e punimeve. Investimi në segmentin 43 kilometra, që etiketohet edhe si ‘rruga e florinjtë,’ nisi 15 vite më parë dhe besohet se u ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë afro 260 milionë dollarë për të bërë të mundur lidhjen e fshatit Qukës në Librazhd me Qafën e Plloçës në Pogradec. Por investimi shumëvjeçar dhe shumëmilionësh u bllokua vetëm dy muaj pas inagurimit, pasi një masiv gurësh ra nga skarpatat anësore në fund të nëntorit dhe pak javë më vonë pësoi shembje të plotë të bankinës dhe trotuarit në një aks...
Burimi:
sot.com.al