Qori: Rama ka frikë nga drejtësia, prandaj po e sulmon; akuzat e tij nuk ngjisin
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj institucioneve të drejtësisë. Sipas tij, Rama që nga momenti kur u arrestua Erion Veliaj ka nisur sulmet ndaj drejtësisë, pasi po e ndien se institucionet po i afrohen atij. “Me arrestimin e Veliajt, Rama ka nisur sulmin ndaj institucioneve të drejtësisë. Shpjegimi politik që jepet është se institucionet e drejtësisë kanë shkuar shumë pranë tij. Veliaj dhe Balluku janë njerëzit më të afërt të tij. Ka një problem: nuk është hera e parë që një politikan në botë sulmon drejtësinë. Është rasti i Berlusconit apo i Trump-it në mandatin e parë. Por Rama nuk ka fabul, pasi Berlusconi thoshte...
Burimi:
vizionplus.tv