Qiraxhi: Protesta e PD kishte si qëllim forcimin e Berishës dhe përjashtimin e Salianjit

Qiraxhi: Protesta e PD kishte si qëllim forcimin e Berishës dhe përjashtimin e Salianjit

Aktivisti i “Qëndresa Qytetare”, Migen Qiraxhi, i ftuar në “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, ka komentuar protestën e opozitës një ditë më parë. Qiraxhi tha se ajo protestë kishte vetëm një qëllim: të forconte pozitat e Sali Berishës dhe të përjashtonte Salianjin nga partia. Pjesë nga biseda: Ibraj: Si zgjidhet kjo situatë? Dedaj: Duke ndërgjegjësuar ndërkombëtarët. Xhixho: Edhe 83 mandate kanë marrë pak, me kaq shumë sa kanë vjedhur. Vendi ka nevojë për qeveri teknike. Qiraxhi: Të paktën sa kam unë memorie politike, këtu s’kemi ngjarje të jashtëzakonshme politike. E vetmja gjë e re është SPAK-u, ku të gjithë besojnë se SPAK do të rregullojë gjithçka. Borakaj: Pse, skandale aq të mëdha kemi pasur? Qiraxhi: Janë vjedhur në ’97-ën. Ibraj: Janë...