Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
‘Qeverisja Rama ka arritur fundin’/ Beleri: Skandali i pronave në Himarë dhe manipulimet në drejtësi…
Eurodeputeti Fredi Beleri ka lëshuar akuza të forta ndaj sistemit të drejtësisë dhe qeverisë lidhur me çështjet e pronave në Himarë ndërsa thekson se cikli i kësaj qeverisjeje ka arritur në fund. Fredi Beleri tha se qeveria e Kryeministrit Edi Rama po ndodhet në një moment të vështirë politik, ku ka “hapur zarfin e tretë”, një figurë e përdorur për të treguar se kjo qeverisje po përgatit më shumë kriza. Beleri, duke komentuar çështjet e pronave në Himarë, theksoi se vendimi i Gjykatës së Lartë për çështjen e falsifikimit të pronave në Dhërmi, ku ishin të përfshirë ish-ministrja Olta Xhaçka dhe bashkëshorti i saj, Artan Gaçi, u mbyll shumë shpejt dhe në favor të tyre. Ai denoncoi se ndërkohë çështja e tij ka mbetur pezull...