“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

Deputetja Ana Dajko u kthye në ‘mollë sherri’ midis Adriatik Lapajt e Arlind Qorit. Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” tha se Lapaj, i cili ndodhet në lidhje direkte me “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka bërë familjaren e tij (Dajkon) deputete. Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” e kundërshtoi këtë duke i hapur edhe një sfidë Qorit: nëse vërteton lidhje farefisnore mes tij e Dajkos, do të tërhiqet nga politika, në të kundërt pret falje publike. Arlind Qori: Zotëria ka bërë një lëmsh të madh, ka takuar gjithë votuesit e vet dhe ka bërë familjaren e vet deputete! Dhe zotëria tani ka guximin moral të më flasë mua për ego! Ai i cili bëri lëmsh dynjanë, tradhtoi ata njerëz që kanë votuar partinë a koalicionin që drejtonte...