Qeveria sjell dy emra të rinj për Bankën e Shqipërisë, mes tyre ish-ministri (Emrat)

Qeveria sjell dy emra të rinj për Bankën e Shqipërisë, mes tyre ish-ministri (Emrat)

Qeveria i propozon Kuvendit dy emrat e anëtarëve të rinj për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Vendimi u mor sot në mbledhjen e radhës të këshillit të Ministrave, e drejtuar nga vetë kryeministri Edi Rama. Qeveria i propozon Kuvendit zgjedhjen nëpërmjet votimit të Jonida Priftit dhe Ervin Metes. Mete ka qenë pjesë e kabinetit “Rama”, pasi ka drejtuar më herët Ministrinë e Financave, njëkohësisht edhe ish-zv/ministër në këtë dikaster. Vendimi i Këshillit të Ministrave: “VENDIM PËR PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË DY ANËTARËVE PËR KËSHILLIN MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të nenit 44, të ligjit nr.8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit,...