“Qeveria po vendos pengesa ndaj drejtësisë”, Lapaj në protestë: Me Belindën në krah, Rama po i bën karshillëk shoqërisë
Kryetari i “Shqipëria Bëhet” Adriatik Lapaj tha se kryeministrit Edi Rama po i bie fasada e njeriut që është krah drejtësisë. Ai tha se me Belinda Ballukun, dy ditë më parë në Divjakë, i bëri karshillëk drejtësisë, shoqërisë dhe SHBA. “Vëllezër, motra, nëna e baballarë sot jemi në ditën e 55 të qëndresës përballë godinës që do të mbahet mend si godina që u zaptua nga Edi Rama dhe hajdutët e tij. Çdo ditë e më shumë kësaj qeverie po i dalin skandalet, ndërkohë që i marruri peng Edi Rama po dëshmon se rreshtimi në krah të drejtësisë në fillimet e veta e kishte thjesht fasadë qëndresa jonë dhe përballja me të po i rrëzon fasadën duke e rreshtuar si njeriu kundër drejtësisë. Ai dy...
Burimi:
sot.com.al