“Qeveria po përdor parlamentin si “mburojë politike”/ Akuzat për Ballukun, Xhixho: Do të kishte dhënë dorëheqje

“Qeveria po përdor parlamentin si “mburojë politike”/ Akuzat për Ballukun, Xhixho: Do të kishte dhënë dorëheqje

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, e ftuar në një emision televiziv, ka lëshuar akuza ndaj qeverisë dhe sistemit të drejtësisë, duke theksuar se Shqipëria po përballet me një krizë të thellë të shtetit ligjor dhe me rreziqe serioze për shëndetin e qytetarëve. Duke komentuar zhvillimet e fundit politike dhe hetimet e SPAK, Xhixho u shpreh se drejtësia po vepron me dy standarde, duke goditur opozitën dhe duke mbrojtur mazhorancën. Sipas saj, rasti i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e akuzuar për afera korruptive, tregon se qeveria po përdor parlamentin si “mburojë politike” për të penguar hetimet. “Një zyrtare e lartë nën akuzë nuk mund të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur. Në një vend normal do të kishte dorëheqje të menjëhershme,” tha Xhixho. Paralelisht me...